Vjosa Osmani: Sot përaktoni fatin e komunës tuaj
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sapo ka shfrytëzuar të drejtën e saj të votes në balotazhin e zgjedhjeve lokale që po mbahen sot, më 14 nëntor.
Osmani, tha se është me rëndësi që qytetarët të dalin të votojnë e t’i përgjigjen këtij detyrimi.
Ajo shtoi se qytetarët, me votë e përcaktojnë fatin e komunë së tyre.
“E dimë të gjithë që detyrimi qytetar për të kontribouar në demokracinë e vendit tonë nuk ka përfunduar më 17 tetor, sot është një ditë poaq e rëndësishme e cila përcakton fatin e komunave në të cilën secili prej jush, prej nesh jeton. Prandaj është shumë me rëndësi që qytetarët t’i përgjigjen këtij detyrimi që nesër të kenë më shumë të drejta dhe kualitet më të madh në komunat ku ata jetojnë”.
“Shpresoj që sikurse në të kaluarën dhe sidomos zgjedhjet që u mbajtën më 17 tetor, të kemi pjesëmarrje aktive të qytetarëve që të kemi një process pa snjë incident dhe ky process të konsiderohet demokratik dhe i lirë”, tha presidentja Osmani.