Vizitë e papritur, zonja e parë e SHBA-së takohet me zonjën e parë të Ukrainës

Zonja e parë e SHBA-së, Jill Biden dhe zonja e parë e Ukrainës Olena Zelenska

Zonja e parë e SHBA-së, Jill Biden bëri një vizitë të papritur në Ukrainë gjatë një udhëtimi në Rumani dhe Sllovaki, ku po rikonfirmonte mbështetjen e SHBA për aleatët e NATO-s.

Zonja Biden u takua me zonjën e parë të Ukrainës Olena Zelenska në një shkollë në qytetin kufitar të Uzhhorod, e cila aktualisht po përdoret si strehë e përkohshme për personat e zhvendosur.

Zonja e parë e SHBA-së tha se donte “të tregonte se populli i Shteteve të Bashkuara qëndron me popullin e Ukrainës” duke shtuar se lufta, tani është muaji i tretë i saj, kishte qenë “brutale” dhe duhej të ndalej.

Zonja Zelenska tha se ishte një “akt i guximshëm” të vizitoja Ukrainën.

“Ne e kuptojmë se çfarë i duhet zonjës së parë të SHBA-së për të ardhur këtu gjatë një lufte, kur aksionet ushtarake po zhvillohen çdo ditë, ku sirenat ajrore po ndodhin çdo ditë, madje edhe sot”, tha ajo.

Ajo shtoi se vizita, në ditën e nënës, ishte shumë simbolike, duke shtuar: “Ndjejmë dashurinë dhe mbështetjen tuaj në një ditë kaq të rëndësishme”, raporton BBC.

Zonja Zelenska nuk është shfaqur në publik që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.

Dy gratë më vonë u ulën dhe luajtën me disa nga dhjetëra fëmijët që aktualisht janë të strehuar në shkollë, duke bërë arusha prej letre – simboli i krahinës lokale.