Viti, nën ndikimin e alkoolit shkoi në qendrën e votimit, arrestohet nga Policia

Ilustrim

Në Komunën e Vitisë një qytetar është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe ka shkuar në një qendër votimi duke shkaktuar prishur rendin dhe qetësinë publike.

Udhëheqësi i qendrës ka folur për Klan Kosova, që ishte në vendin e ngjarjes. Ai ka thënë se qytetari s’ka pasur asnjë kontakt me asnjë komisioner apo vëzhgues.

“Para se të hynte ky votues ishte nën ndikimin e alkoolit. Pa i thënë askush asgjë nisi ta prishte rendin dhe qetësinë publike, dhe ndërhyri Policia. Ne si qendër e votimit jemi pak të shqetësuar sepse askush nuk ka të dejtë t’i shqetësojë qytetarët. S’ka pasur diçka, nuk ka pasur kontakt me asnjë vëzhgues apo komisioner. Atë çka e vërejtëm, s’ka pasur asgjë, ka qenë nën ndikimin e alkoolit”, tha për Klanin udhëheqësi i qendrës së votimit.