Vetëm 7% e votave të numëruara në Istog – prin Ferati i LDK-së

Ilir Ferati, kandidat i LDK-së për Istogun

Vetëm 7.32 për qind e votave janë numëruar deri në orën 10:50 në Komunën e Istogut.

Sipas rezultateve fillestare, Ilir Ferati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në epërsi me 39.79% të votave.

Pas tij radhitet Bekë Berisha i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me 24.03%.

Ndërsa, në vendin e tretë është Agron Avdijaj nga Lëvizja Vetëvendosje me 21.90%.

Kujtojmë se, Istogu njihet si “bastion i LDK-së”, pasi kjo parti ka udhëhequr që nga paslufta.