Vendet evropiane premtojnë mbi 2.7 milionë dollarë për hetimin e krimeve të luftës në Ukrainë

Holanda, Suedia dhe Gjermania kanë premtuar 2.7 milionë dollarë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) për të mbështetur hetimin e saj të krimeve të mundshme të luftës të kryera në Ukrainë.

Ministrat e Jashtëm të BE-së në Luksemburg u takuan nëpërmjet video konferencës me Kryeprokurorin Karim Khan, në një takim të thirrur nga Ministri i Punëve të Jashtme holandeze Wopke Hoekstra, shkruan CNN.

Pas takimit, Hoekstra tha se ngritja e Gjykatës Penale është një nga rrugët më të rëndësishme drejt drejtësisë për ukrainasit.

Hoekstra premtoi mbi 1 milion dollarë në emër të Holandës për të mbështetur hetimin e saj.

Gjermania tha në një njoftim për shtyp se vendit iu zotua gjithashtu 1 milion dollarë shtesë në gjykatë.

Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde njoftoi në një deklaratë se Suedia do të sigurojë gjithashtu një gjysmë milioni euro shtesë, duke thënë se Gjykata Penale ka nevojë për mbështetjen e plotë të komunitetit ndërkombëtar.

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian ndau 8 milionë dollarë të dedikuara për të mbështetur dhe trajnuar prokurorët ukrainas në hetimin e krimeve të mundshme të luftës.