Vazhdon edhe sot procesi gjyqësor kundër Salih Mustafës

Ish-komandanti i UÇK-së – Salih Mustafa

Ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës, vazhdon edhe sot procesi gjyqësor në Gjykatën Speciale.

Kjo është dita e katërt e gjykimit ndaj tij.

Të hënën ka vazhduar dëshmia kundër Salih Mustafës e dëshmitarit të parë.

Dëshmitari i parë ka shpjeguar “dhunë brutale ndaj tij”, ku dhe kërkoi nga Dhomat e Specializuara ta kompensojnë financiarisht pasi thotë se “e ka pamundur të punojë si pasojë e lëndimeve të marra”.

Ndërkaq, Mustafa ka thënë se “nuk është se nuk respekton trupin gjykues, kur po largohet nga salla”.

Por, thotë se “kohëve të fundit i është shkaktuar shumë stres”.

Për atë stres, Mustafa thotë se po i vjen nga shumë faktorë.

Një prej tyre e përmend edhe qëndrimin e gjatë në paraburgim; gati një vit.

Pikërisht, rreth një vit më parë, Mustafa u arrestua nga EULEX me urdhër-arrest të Dhomave të Specializuara.

Më pastaj, pasuan edhe të tjera aktakuza të konfirmuara; duke përfshirë edhe aktakuzën ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. /Shqip.com