Vazhdojnë luftimet intensive në Severodonetsk

Severodonetsk/Marrë nga CNN

Luftimet intensive vazhdojnë brenda Severodonetsk, një nga rajonet e Ukrainës.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Oleksandr Motuzianyk.

“Armiqësitë me intensitet të lartë” vazhdojnë në Severodonetsk, ku trupat ukrainase luftojnë për të zmbrapsur përparimet e Rusisë, tha Motuzianyk.

Ai tha se forcat ruse tashmë nën kontrollin e qendrës së qytetit po përdorin në mënyrë aktive artileri, sisteme të shumta raketash, shkruan CNN.

Tutje shtoi se avantazhi i Rusisë është fuqia e tyre ajrore, prandaj po avancojnë, duke shtuar se Rusia po humbet trupat në luftime të armatosura.

Për sa i përket luftimeve në rrugë në Severodonetsk, forcat ruse po përpiqen të rrethojnë trupat ukrainase, por “armiku po pëson humbje të konsiderueshme në njësitë e këmbësorisë së Gardës Ruse dhe forcave të armatosura ruse.

Sipas Motuzianyk ata po përparojnë vetëm duke përdorur avionë sulmues, “tha Motuzianyk.

Të hënën, Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se Rusia i kishte shtyrë forcat ukrainase nga qendra e qytetit.