Vazhdojnë bombardimet në Luhansk, dy të vrarë

Dy persona janë raportuar të vrarë në Luhansk, të Ukrainës.

Pas, Mariupolit bombardimet intensive kanë vazhduar edhe në qytetet e tjera të Ukrainës nga forcat ruse.

Guvernatori i rajonit lindor të Ukrainës Luhansk, Serhiy Haidai, tha se qytetet atje janë nën bombardime të vazhdueshme, shkruan BBC.

Sipas Haidai dy persona ishin vrarë në Popasna – një qytet me rreth 20,000 banorë – ku ndërtesat e banimit janë sulmuar dhe kanë pasur luftime në rrugë.

Ai shkroi në Telegram se rusët po goditnin linjat e energjisë elektrike dhe nënstacionet. Disa qytete ishin pa ujë pasi një predhë ruse goditi termocentralin për një stacion pompimi.

Bombardimet intensive kanë vazhduar edhe në Mariupol, ku raportohet se rreth 100 mijë njerëz mbeten të bllokuar në Mariupol që kur u rrethua nga forcat ruse më 1 mars./Shqip.com