Ushtria ukrainase: Rusia po rimbush humbjet e saja pas luftimeve

Ilustrim

Rusia ka marrë masa për të rimbushur “humbjet e rëndësishme” të pajisjeve ushtarake gjatë pushtimit të saj në Ukrainë, sipas forcave të armatosura të Ukrainës në përditësimin e saj të fundit operacional.

Sipas informacioneve 17 tanke dhe 60 automjete ushtarake BMP-1 u nxorrën nga magazinimi në Rusi midis 27 prillit dhe 2 majit, raporton BBC.

Sipas ushtrisë ukrainase, ato u dërguan në territoret ukrainase të pushtuara nga trupat ruse.

Përditësimi thotë gjithashtu se Rusia ka vazhduar të bombardojë qytetin verilindor të Kharkiv dhe vendbanimet aty pranë.

Forcat e armatosura të Ukrainës thanë se kishin zmbrapsur 12 sulme ruse në rajonet Donetsk dhe Luhansk, duke shkatërruar gjashtë tanke, pesë sisteme artilerie, 22 automjete të blinduara luftarake dhe tetë automjete.

Konflikti po zhvillohet kryesisht në kryeqyetet – në Kiev, dhe në pjesën lindore të Ukrainës.

Përndryshe, lufta është në ditën e 69-të të saj, që prej se filloi më 24 shkurt të këtij viti.