Ushtria ukrainase publikon bilancin e luftimeve kundër forcave ruse

Humbjet e ushtrisë ruse bazuar në të dhënat e ushtrisë ukrainase

Ushtria e Ukrainës insiston se Rusia është duke pësuar humbje të mëdha në territorin e saj.

Sipas ushtrisë ukrainase brenda 8 ditëve të luftimeve janë vrarë  9 mijë e 166 ushtarë rusë. 

Ndërkaq janë shkatërruar 33 aeroplanë luftarak si dhe 33 helikopterë. 

Kurse janë shkatërruar 939 automjete të blinduara, 404 mjete transportuese si dhe 60 transportues të karburanteve.   

Ukrainasit pretendojnë se gjatë luftimeve ata kanë shkatërruar 18 sisteme kundër ajrore si dhe 50 automjete të cilat funksionojnë me sistemin e granatahedhëseve.

Poashtu pretendohet se janë shkatërruar 105 copë të artilerisë si dhe janë rrëzuar 3 dronë ndërkaq kanë fundosur edhe 2 anije ruse.

Ndërkaq Ushtria e Rusisë ka hedhur poshtë pretendimet për numrin e ushtarëve të vrarë.

Ushtria ruse ka deklaruar se nga fillimi i konfliktit janë vrarë rreth 500 ushtarë rusë dhe mbi 1 mijë janë plagosur. /Shqip.com