Ushtria ukrainase: Armiku ka mbetur pa bukë

Ushtria ukrainase është e bindur se Rusia nuk do të arrijë të pushtojë qytetet kryesore të Ukrainës pasi forcat ruse kanë ngecur në disa territore pasi janë duke u përballur me mungesën e logjistikës.

Ata thonë se armiku i tyre nuk po arrin të koordinohet për të vazhduar me planin për pushtimin e territoreve të Ukrainës

Thonë se rusët janë duke braktisur mjetet ushtarake pasi kanë edhe mungesa të mëdha të ushqimeve. 

“Okupatorët rusë janë duke i hedhur pajisjet e tyre masivisht. Ata kanë mbetur pa karburante pa bukë dhe frika e tyre është rritur. Mirëserdhët në ferr. Të fitojmë këtë luftë së bashku”  kanë shkruar ata në faqen e tyre në Twiter.

Ndryshe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e tjera kanë vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka urdhëruar forcat ruse të marshojnë në Ukrainë pasi nuk është duke u pajtuar me regjimin politik të Ukrainës të cilin e konsideron kriminal. /Shqip.com