Ushtria izraelite nga Gaza: Kemi vrarë dhjetëra terroristë gjatë natës
Publikuar:
(02.11.2023 11:17:39)

Ushtria izraelite po vazhdon “të shënjestrojë terroristët dhe të shkatërrojë infrastrukturën terroriste” në Rripin e Gazës. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi ushtarak, sipas të cilit gjatë natës “ushtarët u përleshën me celula të shumta terroriste në veri të Rripit të Gazës, duke vrarë dhjetëra terroristë“. Ushtarët u përballën me milicitë e Hamasit me “ndihmë nga zjarri i artilerisë dhe tankeve, ndërsa drejtonin një sulm ajror me një helikopter dhe një raketë të lëshuar nga anije”.