240 pengje në Gaza, Hamasi thotë se do i lirojnë nëse ka armëpushim

Ushtria izraelite (IDF) ka përditësuar numrin e pengjeve në Rripin e Gazës pas sulmit të nisur nga Hamasi më 7 tetor në jug të Izraelit, duke e çuar atë në 240. Kështu raportojnë mediat izraelite. “Ne jemi të gatshëm të lirojmë pengjet në këmbim të një armëpushimi”, tha Udhëheqësi i Hamasit, Basem Naim, i intervistuar nga Agorà, në RaiTre, duke shtuar se “javën e kaluar zëdhënësi i Brigadës Qassam deklaroi se 50 prej tyre janë nën rrënoja për shkak të bastisjeve izraelite”. “Hamasi ka humbur njëfarë kontrolli mbi rripin, duke u angazhuar në aktivitete ushtarake“, tha ish-ministri i shëndetësisë i qeverisë së parë palestineze të udhëhequr nga Ismail Haniyeh në 2006 dhe më pas të qeverisë së Gazës dhe kreu aktual i marrëdhënieve ndërkombëtare. I pyetur nëse Hamasi dëshiron shkatërrimin e Izraelit, Naim u përgjigj: “Ne duam një shtet të pavarur palestinez me Jerusalemin si kryeqytet, me kufijtë e ’67“.