Ushtari rus i akuzuar për krime lufte pranon fajësinë për vrasjen e një civili

Ushtari rus i akuzuar për krime lufte e ka pranuar fajësinë për vrasjen e një civili në Ukrainë.

Vadim Shishimarin akuzohet se vrau me armë zjarri një civil, 62-vjeçar të paarmatosur në ditët pas fillimit të pushtimit dhe përballet me burgim të përjetshëm.

Prokurorët thonë se mund të vijnë më shumë gjyqe, pas identifikimit të mijëra krimeve të mundshme të kryera nga forcat ruse.

Moska ka mohuar se trupat e saj kanë shënjestruar civilët./Shqip.com