Ushtarët rusë nuk pranojnë të luftojnë: Ne ishim kotele të verbër

Disa trupa ruse po refuzojnë të kthehen për të luftuar në Ukrainë, për shkak të përvojave të tyre në vijën e parë, sipas avokatëve dhe aktivistëve rusë për të drejtat e njeriut.

BBC ka folur me disa nga ushtarët që i kanë thënë jo luftës.

“Unë nuk dua të kthehem [në Ukrainë] për të vrarë dhe për t’u vrarë,” thotë Sergey – jo emri i tij i vërtetë – i cili kaloi pesë javë duke luftuar në Ukrainë në fillim të këtij viti.

Ai tani është në shtëpi në Rusi, pasi ka marrë këshilla ligjore për të shmangur kthimin në vijën e parë. Sergey është vetëm një nga qindra ushtarët rusë që mendohet se po kërkon një këshillë të tillë.

Sergey thotë se është i traumatizuar nga përvoja e tij në Ukrainë.

“Kisha menduar se ishim ushtria ruse, më super-duper në botë”, thotë i riu i hidhur.

Në vend të kësaj pritej që ata të operonin edhe pa pajisje elementare, siç janë pajisjet e shikimit të natës, thotë ai.

“Ne ishim si kotele të verbër. Jam i tronditur nga ushtria jonë. Nuk do të kushtonte shumë për të na pajisur. Pse nuk u bë?”

Sergej iu bashkua ushtrisë si rekrut – shumica e burrave rusë të moshës 18-27 vjeç duhet të kryejnë një vit shërbim të detyrueshëm ushtarak./Shqip.com