UNMIK-u mirëpret vendimin për heqjen e barrikadave 

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, duke përfshirë heqjen e barrikadave.

Ajo ka thënë se mirëpret masat për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

Tutje, Ziadeh ka falënderuar palët e përfshira, për të garantuar sigurinë e popullit të Kosovës të të gjitha komunitetet.

“Ziadeh thekson rëndësinë e mbajtjes së zotimeve dhe rifillimit të bisedimeve për adresimin e plotë të çështjeve të pazgjidhura dhe normalizimin e marrëdhënieve pa vonesë. Ajo shpreh vlerësimin e saj për vendosmërinë e palëkundur të partnerëve ndërkombëtarë për të nxitur dialogun drejt sigurisë dhe stabilitetit, në respekt të plotë të mandateve të tyre”, ka thënë Zyra për Informim e UNMIK-ut.

Mbrëmë vonë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, ka njoftuar se është marrë vendimi për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës.