Ukrainë: Shpërthimet tronditin Kievin

Një person është lënduar nga një numër shpërthimesh që ndodhën sot në disa pjesë të Kievit në Ukrainë.

Kolona tymi të zi u panë mbi horizontin e qytetit ndërsa shërbimet e emergjencës u përballen me pasojat.

Siç raporton BBC, ky qyteti është kursyer kryesisht në muajt e fundit nga sulmet, ndërsa forcat ruse përqendrojnë sulmet në rajonin Donbas të Ukrainës lindore.

Disa nga luftimet më të ashpra janë aktualisht në qytetin e Severodonetsk.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka thënë se situata atje mbeti “jashtëzakonisht e vështirë” me luftimet që po mbahen në rrugë.

Pushtimi i qytetit do t’ua dorëzonte rajonin Luhansk forcave ruse dhe aleatëve të tyre separatistë lokalë, të cilët gjithashtu kontrollojnë pjesën më të madhe të Donetskut fqinj.