Ukrainë: 1200 trupa mbeten të paidentifikuar

Lufta në Ukrainë

Deri në 1200 trupa, përfshirë disa të gjetur në varreza masive, nuk janë identifikuar ende, ka thënë kreu i Policisë Kombëtare të Ukrainës.

Ihor Klymenko tha për Interfax se procedimet penale ishin hapur në lidhje me vdekjen e më shumë se 12,000 njerëzve – shumë prej tyre u gjetën edhe në varre masive, raporton BBC.

“Rreth 75% e të vdekurve ishin burra, rreth 2% fëmijë dhe pjesa tjetër gra, tha ai. Më shumë se 1,500 civilë vdiqën vetëm në rajonin e Kievit, me 116 trupa të gjetur në një varr të vetëm në qytetin e Bucha”, ka thënë ai.

Oficerët e zbatimit të ligjit ende po gjenin disa trupa çdo javë, shtoi ai.

Ai tha se identifikimi i disa prej trupave po merrte një kohë të gjatë.

“Ky është një proces i gjatë, mjaft i mundimshëm, sepse shumë trupa janë në gjendje kalbjeje dhe nuk mund të identifikohen”,ka shtuar Ihor.

Përndryshe, lufta në Ukrainë është në ditën e saj të 110-të, që prej se filloi më 24 shkurt të këtij viti.