Ukrainasit mendojnë se bombardimi i qytetit Lviv ishte një mesazh për Bidenin

Ukrainasit mendojnë se sulmet ajrore ruse në qytetin e Lviv i cili gjendet 70 kilometra larg kufirit me Poloninë kishin për qëllim që t’i dërgonin një mesazh presidentit amerikan, Joe Biden i cili qëndroi në shtetin polak.  

Kryebashkiaku i Lviv-it, Andriy Sadovyy deklaroi në një konferencë për media se kërcënimi i Rusisë është serioz.

“Unë mendoj se, me goditjet e sotme, agresori po i dërgon përshëndetje Presidentit Biden, i cili ndodhet tani në Poloni. Unë mendoj se e gjithë bota duhet të kuptojë se kërcënimi është jashtëzakonisht serioz” ka thënë ai.

Kozytskyy thotë se raketat goditën dy objekte të infrastrukturore njëra prej të cilave ishte depo nafte në një zonë banimi në Lviv dhe tjera ishte një fabrike ushtarake.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka qëndruar të shtunën  në Poloni ku është zotuar se do të mbrojë aleatët e NATO-së si dhe do të ndihmojë edhe Ukrainën me ndihma financiare dhe pajisje ushtarake.  /Shqip.com