Ukrainasit godasin me dron ushtarak pozicionet ruse në ishullin e gjarpërinjve

A drone video shows the Ukrainian military taking out a number of Russian military vehicles in Oleksandrivka, Ukraine. (Courtesy Ukrainian Armed Forces)

Forcat e Armatosura të Ukrainës thonë se kanë goditur të paktën dy pozicione ushtarake ruse në ishullin e gjarpërinjve të pushtuar nga Rusia, me sa duket duke përdorur një UAV Bayraktar, një dron ushtarak.

Është e paqartë se në cilën datë janë kryer sulmet ushtarake ukrainase, por video është postuar nga Komanda e Operacionit Jugor të Forcave të Armatosura të Ukrainës të martën.

CNN e ka lokalizuar videon që tregon sulmet dhe ka verifikuar vërtetësinë e saj.

Sulmet ushtarake duket se kanë shënjestruar një zonë midis një ndërtese dhe një kulle komunikimi, dhe një zonë tjetër që duket se përmban municion ose një eksploziv tjetër. Një sërë shpërthimesh shihen pas atij fillestar në zonën e dytë.

Ishulli i gjarpërinjve dhe rojet kufitare ukrainase në të, fituan famë të madhe në fillim të pushtimit rus, kur ishulli u shënjestrua nga ushtarët rusë dhe rojet ukrainase refuzuan të dorëzoheshin.