Ukraina: Tre inxhinierë ushtarakë dhe tre civilë janë vrarë në Kharkiv

Tre inxhinierë ushtarakë nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës u vranë dhe katër të tjerë u plagosën rëndë gjatë largimit të municioneve thërrmuese në rajonin verilindor të Kharkivit të dielën. 

Gjatë këtij aksidenti tre civilë u vranë dhe dhjetëra u plagosën nga bombardimet nga trupat ruse në 24 orët e fundit në rajon, shkroi kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Kharkiv, Oleg Sinegubov, shkruan CNN.

“Ata aktualisht po marrin trajtim në spital. 31 persona u plagosën nga bombardimet ruse, duke përfshirë katër fëmijë,” tha Sinegubov. 

Sipas Sinegubov, forcat ruse kanë gjuajtur 23 predha artilerie, mortajash dhe grupimi në zonat e Saltivka Veriore, Pyatihatki, Oleksiyivka, qendra e qytetit, Uzina e Traktorëve në Kharkiv dhe Dergachi. Pati gjithashtu një sulm me raketa në zonë.

“Armiku nuk mund t’i afrohet Kharkivit pasi forcat tona të armatosura po mbajnë pozicione të forta dhe madje po përparojnë në disa drejtime. Prandaj, rusët përdorin granatimet e turpshme të lagjeve të banuara,” tha ai. 

Ai u bëri thirrje njerëzve që të mos dalin jashtë pa nevojë dhe të respektojnë kufizimet për numrin e personave që lejohen të qëndrojnë në një vend. 

Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, ka qenë subjekt i bombardimeve intensive gjatë javëve të fundit të konfliktit./Shqip.com