Ukraina rimerr tokën në Severodonetsk, tani kontrollon gjysmën e qytetit

Ukraina tani kontrollon rreth gjysmën e qytetit të Severodonetsk në Ukrainën lindore, pasi ka marrë një pjesë të tokës nga rusët.

Kështu bëri të ditur Serhiy Hayday, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Luhanskut.

“Më parë kishte një situatë të vështirë dhe diku rreth 70% e Severodonetsk u kap, tani ne i kemi zhvendosur tashmë diku rreth 20%”, tha ai.

Tutje, ai tha se ruswt kishin arritur tw kapnin pjesën më të madhe të qytetit, por tani ushtria ukrainase ka nën kontroll situatën, shkruan CNN.

“Situata e vështirë mbetet në rajon në tërësi dhe Severodonetsk tani është vetëm një përqendrim i armiqësive sepse ushtria ruse, siç e kuptojmë – po hedh të gjitha rezervat e saj në këtë drejtim,” tha Hayday.

Aktualisht, ushtrisë ukrainase i mungon artileria me rreze të gjatë, e cila mund të ndryshojë lojën për betejën në lindje, tha Hayday.

“Ata po ecin përpara hap pas hapi. Ata thjesht po shkatërrojnë gjithçka me artileri, avionë, mortaja, tanke”, tha Hayday.

“Por, sapo të kemi mjaft armë perëndimore me rreze të gjatë veprimi, ne do ta largojmë artilerinë e tyre nga pozicionet tona. Dhe pastaj, më besoni, këmbësoria ruse thjesht do të vrapojë.

Luftimet në rrugë vazhdojnë në Severodonetsk dhe trupat ukrainase ende “po përpiqen të zmbrapsin armikun”.

“Rusia gjithashtu po hedh në erë ura për të parandaluar dërgimin e përforcime nga Ukraina në rajon”, tha Hayday.

Sipas Hayday, rreth 30 km (18.6 m) në jug të Severodonetsk, tre persona u vranë të premten, duke përfshirë një nënë dhe një fëmijë, në Hirske.