Ukraina rikthehet në fushën e gjelbër për herë të parë që nga fillimi i pushtimit  

Ukraina do të luajë me klubin gjerman Borussia Monchengladbach më 11 maj, para përgatitje për gjysmëfinalen e play-off të Kupës së Botës kundër Skocisë.

Miqësorja në Borussia Park do të jetë ndeshja e parë për kombëtaren e meshkujve të Ukrainës që kur vendi i tyre u pushtua nga Rusia.

Të gjitha fitimet nga ndeshja do të dhurohen për bamirësië ukrainase, shkruan BBC.

Ukraina luajti për herë të fundit në nëntor, duke fituar 2-0 si mysafir ndaj Bosnje-Hercegovinës për të siguruar vendin e saj në play-off të Kupës së Botës.

Skocia pret Ukrainën në Hampden më 1 qershor, me fituesin që kalon në finale kundër Uellsit në Cardiff katër ditë më vonë./Shqip.com