Ukraina: Qindra ende të bllokuar në Mariupol

REUTERS

Qindra njerëz mbeten të bllokuar në një fabrikë çeliku në qytetin jugor të Ukrainës, Mariupol, edhe pse një grup të evakuuarish u larguan të dielën.

Sipas BBC, përpjekjet për të evakuuar më shumë civilë janë vonuar dhe nuk është e qartë se çfarë po e shkakton ndalimin.

Por një komandant në uzinë, Denys Shlega, tha se qindra njerëz – përfshirë fëmijë të vegjël – ishin ende në uzinë .

Ai tha gjithashtu se forcat ruse kishin rifilluar granatimet e rënda të zonës.

Sapo civilët që ishin evakuuar u larguan, “filluan granatimet nga të gjitha llojet e armëve”, tha ai për televizionin ukrainas.

Grupi i parë i njerëzve u evakuua me mbështetjen e OKB-së dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, të cilët organizuan një kolonë zyrtare./Shqip.com