Ukraina pretendon se 300 persona u mbajtën peng në bodrumin e shkollës

Dyshohet se 300 perona u mbajtën peng nga forcat ruse në bodrumin e një shkolle.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka pohuar se rreth 300 persona janë mbajtur peng për katër javë në bodrumin e një shkolle pranë Chernihiv, në Ukrainën veriore, shkruan BBC.

Në një postim në Twitter, ai tha se trupat ruse kishin marrë peng fshatarët në Yahidne, 140 km (80 milje) në veri të Chernihiv dhe se 18 njerëz dyshohet se kishin vdekur gjatë okupimit rus.

Ai publikoi edhe një fotografi të një muri, për të cilin thuhej se ishte përdorur nga pengjet për të mbajtur gjurmët e ditëve që ata ishin atje dhe për të shkruar emrat e atyre që dyshohet se vdiqën.

BBC nuk mund t’i verifikojë këto pretendime. Por javën e kaluar, korrespondentja jonë Yogita Limaye udhëtoi për në Yahidne.

Në atë kohë, fshatarët vlerësuan se rreth 130 njerëz ishin ngujuar në dhomën me përmasa afërsisht 65 metra katrorë./Shqip.com