Ukraina kërkon të vazhdojnë sanksionet kundër Rusisë

Dmytro Kuleba

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba gjatë një fjalimi televiziv të shtunën tha se vendi i tij dëshironte sanksione më të forta kundër Rusisë.

“Ato përfshijnë, ndër të tjera, ndalimin e bankës ruse Sberbank nga SWIFT , mbylljen e porteve evropiane për anijet ruse, mbylljen e aksesit të Rusisë në kriptovalutat dhe ndalimin e blerjeve të naftës ruse”, tha Kuleba.

Nafta ruse “bie erë gjak ukrainas sot”, tha ministri i jashtëm, duke shtuar se “blerja e tij është financimi i krimeve ruse të luftës”.

Ai përsëriti thirrjen e Ukrainës për aleatët ndërkombëtarë për të mbrojtur hapësirën ajrore.

“Mesazhi im për botën është i qartë. Kur të gjithë liderët evropianë dhe të tjerë në të gjitha ceremonitë gjatë gjithë vitit, përsërisin ato fjalë të veçanta, “kurrë më”, ata tani duhet të dëshmojnë me veprime se i qëndrojnë atyre fjalëve,” tha Kuleba, duke iu referuar bombardimeve naziste të kryeqyteteve evropiane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë mesazhit, Kuleba lavdëroi guximin “të admirueshëm” të “protestuesve paqësorë” në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, të cilët “demonstruan përpara pushtuesve të armatosur rusë”, duke u thënë atyre se “ata janë ukrainas dhe qyteti i tyre i përket Ukrainës”./Shqip.com