Ukraina kërkon të anëtarësohet “urgjentisht” në Bashkimin Evropian
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i kërkoi Bashkimit Evropian të hënën “të pranojë urgjentisht Ukrainën” në bllok.
“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që të pranojë urgjentisht Ukrainën duke përdorur një procedurë të re”, tha Zelensky në video-mesazhin e tij të fundit – të postuar në Facebok.
“Ne u jemi mirënjohës partnerëve që qëndruan me ne. Por qëllimi ynë është të jemi me të gjithë evropianët dhe të jemi të barabartë me ta. Jam i sigurt që e meritojmë. Jam i sigurt se është e mundur.”
Zelensky tha se ai foli të dielën me presidentët e Portugalisë, Lituanisë, Francës dhe Polonisë, si dhe kryeministrat e Belgjikës, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar. “Mbështetja për koalicionin tonë kundër luftës është e pakushtëzuar dhe e paprecedentë,” tha po ashtu ai.