Ukraina kërkon armë, vazhdojnë bisedimet e NATO-s për të diskutuar mbështetjen

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, me Jens Stoltenberg, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s

Diskutimet mes ministrave të jashtëm të vendeve të NATO-s po zhvillohen në Bruksel.

Duke hapur seancën e bisedimeve, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se bisedimet do të mbulonin mbështetjen për “ukrainasit e guximshëm që mbrojnë vendin e tyre” dhe “mbështetje të mëtejshme për partnerët e tjerë në rrezik nga agresioni rus”.

Ai tha se pushtimi rus, i nisur gjashtë javë më parë, kishte “ndryshuar thellësisht mjedisin e sigurisë në Evropë” dhe takimi do të diskutonte gjithashtu “përshtatjen afatgjatë”.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, është gjithashtu në mbledhjen e NATO-s dhe më herët tha se donte të diskutonte një gjë: “Armët, armët, armët”./SHQIP.com