Ukraina furnizohet me  raketa Harpoon

Ukraina ka filluar të marrë raketa anti-anije Harpoon nga Danimarka dhe raketa vetëlëvizëse nga SHBA, ka thënë ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov raporton BBC.com

“Mbrojtja bregdetare e vendit tonë nuk do të forcohet vetëm nga raketat Harpoon, por ato do të përdoren nga ekipe të trajnuara ukrainase”, shkroi Reznikov në faqen e tij në Facebook.

Reznikov tha se furnizimet e raketave Harpoon ishin rezultat i bashkëpunimit midis disa vendeve.

Ukraina ka kërkuar armë më të sofistikuara, por deri më tani pjesa më e madhe e ndihmës ka qenë në sistemet me rreze të shkurtër, si armët antitank.

SHBA po shqyrton një kërkesë nga Ukraina për të furnizuar Kievin me armë më të rënda me rreze të gjatë veprimi, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar./Shqip.com