Ukraina ende po mbron një pjesë të vogël të Severodonetsk

Qyteti Severodonetsk

Forcat ukrainase tani po mbajnë vetëm një të pestën e qytetit lindor të Severodonetsk, por ka ende shpresë se ato mund të parandalojnë Rusinë të marrë kontrollin e plotë, sipas kreut të administratës së qytetit.

Oleksandr Stryuk i tha agjencisë së lajmeve Reuters se forcat ruse tani kontrollojnë 60% të qytetit dhe Ukraina mban 20% ndërsa pjesa tjetër është bërë “tokë e askujt”, shkruan BBC.

“20% po mbrohet ashpër nga forcat tona të armatosura. Trupat tona po mbajnë linja mbrojtëse, po bëhen përpjekje për të dëbuar trupat ruse. Ne kemi shpresë se pavarësisht gjithçkaje do ta çlirojmë qytetin dhe nuk do të lejojmë që ai të pushtohet plotësisht”, tha ai.

Stryuk tha se rreth 12-13,000 njerëz mbeten në qytet, por se e gjithë infrastruktura thelbësore ishte shkatërruar dhe se qasja në qytet për të ofruar ushqime ose ndihma të tjera ishte e pamundur.

Ata po jetojnë në kushte të granatimeve të vazhdueshme dhe tani po zhvillohen edhe beteja në rrugë, gjë që ka rritur rrezikun për popullatën civile./Shqip.com