Ukraina: Duhen më shumë armë për të mbrojtur qytetet tona

Teksa lufta në Ukrainë po vazhdon, nevoja për armë për tu mbrojtur rritet.

Nënkryetari i zyrës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka theksuar nevojën për më shumë armë që do të dërgohen nga Perëndimi për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet kundër sulmeve ruse në jug dhe lindje të vendit, shkruan BBC.

Duke folur në programin Sot të Radio 4, Ihor Zovka, tha se nevojiten shumë pajisje ushtarake në qytete si Odesa dhe Mariupol, të cilat ndodhen në Detin e Zi dhe janë përfitime të rëndësishme strategjike për Rusinë.

Ai shtoi se megjithëse disa pjesë të Mariupol – një qytet i cili ka qenë i rrethuar prej javësh – kontrollohen nga forcat ruse, duhet theksuar se zona të tjera mbeten nën kontrollin e Ukrainës.

Ai gjithashtu hodhi poshtë idenë se ishte vetëm çështje kohe para se Rusia të merrte kontrollin e plotë të qytetit dhe se nevojiteshin më shumë armë që Ukraina të mund ta mbronte atë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, premtoi 800 milionë dollarë shtesë ndihmë ushtarake për Ukrainën./Shqip.com