Ukraina do të vendos viza për shtetasit rus

Presidenti i Ukrainës Zelensky tha se Kievi synon të vendosë viza për shtetasit rus.

Asnjë qytetar rus nuk mund të hyjë më në Ukrainë pa poseduar vizë.Siç raporton BBC, kjo masë pritët që të merret nga 1 korriku.

Këtë e ka bërë të ditur Zelensky përmes një postimi në llogarinë e tij në Telegram.

“Ukraina po prezanton një regjim vizash për qytetarët e Federatës Ruse”, shkroi ai.

Megjithëatë, ai tha se kërkesa do të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm, pasi të vendos qeveria ukrainase./Shqip.com