Ukraina: Disa raketa goditën Odesën

Qyteti i Odesës i goditur nga raketat ruse

Disa raketa kanë goditur Odesën të shtunën, teksa dita e 72-të e luftës po vazhdon.

Një gjë të tillë e ka thënë një zëdhënës i administratës në qytetin jugor të Ukrainës, shkruan BBC.

Serhiy Bratchuk nuk dha detaje të mëtejshme rreth viktimave apo shkallës së dëmit të shkaktuar nga raketat.

Më herët gjatë ditës objektivat në rajonin përreth u goditën nga katër raketa, tha ai.

Imazhet në internet treguan shtëllunga tymi të zi që ngriheshin mbi qytet.

Teksa po zhvillohet dita e 73-të e luftës, granatimet ruse kanë vazhduar edhe gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Kharkiv./Shqip.com