Ukraina bën thirrje për armëpushim për të riparuar Çernobilin

Ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba i ka bërë thirrje Rusisë të bie dakord për një armëpushim për të lejuar riparimet urgjente, ka shkruar BBC.

Kuleba tha se gjeneratorët rezervë me naftë kanë një kapacitet 48-orësh për të fuqizuar centralin.

“Pas kësaj, sistemet e ftohjes së objektit do të ndalojnë, duke bërë që rrjedhjet e rrezatimit të jenë të pashmangshme”, shkroi ai në Twitter.

Komentet e tij pasojnë një ndërhyrje nga kompania shtetërore bërthamore, Energoatom, e cila tha se një rrjedhje mund të shohë një “re radioaktive të bartur nga era” në rajone të tjera të Ukrainës, Bjellorusisë, Rusisë dhe më tej në Evropë.

Ukraina gjatë ditës së mërkurë konfirmoi termocentrali bërthamore i Ukrainës ka humbur furnizimin me energji elektrike dhe ka paralajmëruar se substancat radioaktive mund të çlirohen, sepse karburanti bërthamor i shpenzuar nuk mund të ftohet.

Por në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) u përpoq të qetësonte frikën.

“Për shkak të kohës që ka kaluar që nga aksidenti i Çernobilit të vitit 1986, ngarkesa e nxehtësisë e pishinës së ruajtjes së karburantit të shpenzuar dhe vëllimi i ujit ftohës që gjendet në pishinë është i mjaftueshëm për të ruajtur heqjen efektive të nxehtësisë pa pasur nevojë për furnizim me energji elektrike.”

Ndërkohë, nivelet e rrezatimit rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia – më i madhi në Evropë – dhe i cili u kap nga forcat ruse javën e kaluar, thuhet se janë normale.

Riparimet po kryhen në një bllok të dëmtuar nga luftimet, tha Petro Kotin, kreu i firmës shtetërore bërthamore Energoatom./Shqip.com