Ukraina akuzon Rusinë për vjedhje të grurit

Zëvendësministri i Bujqësisë i Ukrainës ka akuzuar Rusinë se ka vjedhur disa qindra mijëra tonë drithë.

Taras Vysotskyi, duke folur në televizionin kombëtar ukrainas, tha se kishte frikë se Rusia mund të vidhte shumicën e 1.5 milion tonë drithë, pasi ajo pjesë tani është nën kontrollin e saj, shkruan BBC.

Rusia nuk ka komentuar mbi akuzat, por ushtria e saj ka shkaktuar humbje të mëdha ekonomike.

Granatimet e përhapura të Rusisë dhe bllokimi i porteve ukrainase të Detit të Zi kanë ndërprerë prodhimin e grurit, duke ngritur shqetësimin ndërkombëtar për rritjen e çmimeve të ushqimeve.

Ukraina është një nga eksportuesit kryesorë në botë të drithërave dhe vajrave bimore. Ajo është quajtur “shporta e bukës” e Evropës.

Vysotskyi ka siguruar megjithatë ukrainasit se ata nuk do të vuajnë mungesën e ushqimit për shkak të ndërprerjes.

Një anije mallrash që transportonte mbi 71,000 ton misër ukrainas u largua nga porti rumun i Konstancës të enjten – e para që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Constanta po trajton eksportet e Ukrainës në një gjest solidariteti rumun, pasi marina ruse po bllokon Odesën, qendrën kryesore të eksportit të Ukrainës./Shqip.com