Ukraina: 10 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë

Ukraina thotë se rreth 10 mijë ushtarë të saj kanë vdekur në luftë që nga fillimi i pushtimit rus në fund të shkurtit.

Këshilltari presidencial, Oleksiy Arestovych dha detajet në një intervistë në rrjetet sociale, kur u pyet se sa trupa kishte humbur Ukraina në 100 ditët e para të luftës – domethënë deri më 3 qershor, shkruan BBC.

Ukraina thotë se po humbet rreth 100 ushtarë në luftime çdo ditë, me qindra të tjerë të plagosur.

Arestovych tha se humbjet e Rusisë ishin disa herë më të mëdha. Qeveria ukrainase thotë se më shumë se 30 mijë trupa ruse kanë vdekur.

Vlerësimi i inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar është më i ulët – më shumë se 15 mijë.

E gjithë lufta e Afganistanit 1979-1989 i kushtoi ushtrisë sovjetike rreth 15 mijë jetë.

Autoritetet ruse nuk kanë dhënë asnjë shifër zyrtare për humbjet e tyre të luftës në Ukrainë që nga 25 marsi, kur thanë se 1,351 ushtarë dhe oficerë kishin vdekur.

BBC Russian ka konfirmuar vdekjen e 3,502 ushtarëve rusë – por kjo mbulon vetëm ata që janë emëruar dhe varrosur në varreza./Shqip.com