Turqia nuk është në favor të planit të Suedisë dhe Finlandës për tu bashkuar me NATO-n

Suedia dhe Finlanda kanë thënë se do të zhvillojnë bisedime me qeverinë turke pasi presidenti i saj, Recep Tayyip Erdogan, tha se nuk ishte në favor të planeve të tyre për t’u bashkuar me NATO-n.

Ministrat e Jashtëm suedez dhe finlandez, Ann Linde dhe Pekka Haavisto thanë se do të bisedojnë me homologun e tyre turk, Mevlut Cavusoglu, për këtë çështje në një takim të NATO-s të shtunën, shk.

Erdogan tha se vendet nordike u kanë dhënë azil njerëzve që Turqia i konsideron si terroristë kurdë.

Ai shtoi se nuk donte që NATO të përsëriste atë që ai e quajti gabimin e së kaluarës kur lejoi Greqinë të anëtarësohej.

Duke iu përgjigjur komenteve të Turqisë, SHBA tha se Turqia “është një aleat i vlerësuar i NATO-s” dhe “ata kanë qenë të përfshirë dhe kanë ndihmuar në përpjekjen për të nisur një dialog këtu, midis Rusisë dhe Ukrainës”.

John Kirby, sekretari i shtypit për Ministrinë e Mbrojtjes së SHBA, shtoi “ne po punojmë për të sqaruar më mirë pozicionin [Turqisë] këtu”.

Presidenti dhe kryeministrja e Finlandës njoftuan mbështetjen e tyre për anëtarësimin në NATO të enjten, duke e çuar vendin nordik që ndan një kufi prej 800 miljesh me Rusinë një hap më afër anëtarësimit në aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA./Shqop.com