Tre persona të vrarë nga bombardimet ruse të dielën

Tre persona u vranë dhe 8 të tjerë u plagosën në bombardimet ruse në rajonin e Kharkiv të dielën.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar Oleg Sinegubov, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale, shkruan CNN.

“Armiqësitë më aktive në rajonin e Kharkiv vazhdojnë të zhvillohen në zonën e Izium, ku rusët po përpiqen të avancojnë, por kanë pësuar humbje dhe kanë dështuar. Okupatorët gjithashtu vazhduan të gjuanin mbi pozicionet e Forcave të Armatosura në zonat e vendbanimeve Uda dhe Prudyanka, dhe gjithashtu pësuan humbje të mëdha në zonën e fshatit Stary Saltiv,” tha Sinegubov”, tha ai.

Forcat ruse janë përpjekur të shtyjnë në jug dhe në perëndim nga zona e Izium, një pjesë e madhe e së cilës ata pushtuan një muaj më parë.

Ka pasur edhe luftime në lindje të Kharkiv, pasi njësitë ukrainase përpiqen të ndërpresin linjat ruse të furnizimit nga kufiri./Shqip.com