Tetë të vrarë dhe 12 të plagosur në sulmin në Chernihiv

Fshati Desna, afër qytetit të Chernihiv-it, sot gjatë ditës ishte goditur nga forcat ruse, ku nuk dihej numri i viktimave.

Shërbimi i emergjencës shtetërore të Ukrainës tani ka konfirmuar vdekjen e tetë personave dhe tha se 12 të tjerë u plagosën, raporton BBC.

Guvernatori i Chernihiv, Viacheslav Chaus tha këtë mëngjes se Moska kishte lëshuar katër raketa rreth orës 05:00 me kohën lokale. Dy ndërtesa të goditura në fshatin e vogël, shtoi ai.

Përndryshe, luftimet në zonën perëndimore të Ukrainës po vazhdojnë, me Rusinë që ka grupe seperatiste në rajonet përreth.

Kurse, lufta ka hyrë në ditën e 83-të të saj, që prej se filloi më 24 shkurt të këtij viti. /Shqip.com