Tetë mijë persona ende gjenden në Severodonetsk, derisa kushtet përkeqësohen

Përafërsisht shtatë mijë deri në tetë mijë persona kanë mbetur në qytetin lindor të Severodonetsk.

Sipas kreut të administratës ushtarake të Severodonetsk, Oleksandr Striuk, në të ardhmen e afërt ata do të jetojnë në “kushte të tmerrshme” pa ujë, gaz apo furnizim me energji elektrike, shkruan CNN.

Forcat ruse shkatërruan bazën materiale të banesave dhe shërbimeve komunale në këtë qytet kyç në rajonin e Donbasit dhe ata po kërkojnë staf për të ndihmuar në rivendosjen e tyre, por pothuajse asnjë personel nuk ka mbetur në Severodonetsk, sipas Striuk.

Shumë punonjës të shërbimeve dhe të qytetit ishin evakuuar më parë, tha Striuk.

Ai shtoi se forcat ruse që tani kanë pushtuar qytetin po punojnë për organizimin e Departamentit të Arsimit që fëmijët të kthehen në shkollë duke filluar nga 1 shtatori.

Dita e 133 po vazhdon në luftën ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë./Shqip.com