Termocentrali bërthamor i Çernobilit ka humbur furnizimin me energji, sipas zyrtarëve ukrainas

Getty Images

Ukraina ka thënë se termocentrali bërthamore i Ukrainës ka humbur furnizimin me energji elektrike dhe ka paralajmëruar se substancat radioaktive mund të çlirohen, sepse karburanti bërthamor i shpenzuar nuk mund të ftohet.

Sipas BCC, Energoatom ka thënë se një linjë e tensionit të lartë që funizon centralin u shkëput pasi u dëmtua gjatë kapjes së stacionit nga Rusia gati dy javë më parë.

Ministri i Energjisë i Ukrainës, German Galushchenko i tha BBC-së se Ukraina nuk ka qasje në informacionin e monitorimit në stacion dhe për këtë arsye nuk mund të vlerësojë nëse ndonjë lëndë radioaktive po lëshohet.

“Ne duhet ta riparojmë atë sa më shpejt që të mundemi,” tha Galushchenko. Por ai shtoi se ekziston “një sistem i veçantë sigurie në rast të ndërprerjeve të energjisë elektrike”, i cili do të lejojë që centrali të funksionojë për disa ditë duke përdorur gjeneratorë me naftë.

Më herët, IAEA tha se kishte ndaluar marrjen e të dhënave të monitorimit nga uzina dhe paralajmëroi se autoritetet ukrainase u kishin thënë atyre se stafi prej 210 punëtorësh kanë qenë vazhdimisht në detyrë për dy javët e fundit./Shqip.com