Të paktën 21 të vdekur nga bombardimet në Kharkiv

Ukraina-Rusia

Të paktën 21 persona u vranë dhe 112 të tjerë u plagosën në bombardimet e qytetit të Kharkiv në Ukrainë, ka thënë kryebashkiaku i qytetit.

Megjithatë, guvernatori i Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkiv tha se të gjitha sulmet ruse “u zmbrapsën” =, pavarësisht bombardimeve të rënda të Kharkiv të martën dhe gjatë natës.

Sipas BBC, Guvernatori, Oleh Synegubov tha se “armiku rus pësoi humbje të konsiderueshme”.

Kuptohet se trupat ruse hynë në sektorët verilindorë dhe veriorë të qytetit, ndërsa Kharkiv u godit nga artileria reaktiv.

Kharkivi është qyteti i dytë më i madh në Ukrainë për nga numri i popullsisë./Shqip.com