Tanket ruse janë 50 vjeçare dhe jo aq efektive

Pushtimi rus mbi Ukrainën po vazhdon të jetë intensiv.

Rusia besohet se po përdor tanke 50 vjeçare në përpjekjet e saj për të pushtuar territorin jugor të shtetit të tyre fqinj.

Ajo po mobilizon automjetet T-62 për të forcuar Grupin e saj Jugor të Forcave, sipas një përditësimi të mëngjesit nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, raporton BBC.

Këto automjete mendohet se janë “veçanërisht të prekshme ndaj armëve antitank” dhe sinjalizojnë mungesën e “pajisjeve moderne, të gatshme për luftim”.

Tank rus i modelit të vjetër

Ministria e Mbrojtjes thotë gjithashtu se forcat ruse po vazhdojnë përpjekjet për të rrethuar qytetet Severodonetsk dhe Lysychansk.

Kohët e fundit ata kanë pushtuar disa fshatra në veri-lindje të Popasna-s – por rezistenca ukrainase “po i mohon Moskës kontrollin e plotë” të rajonit lindor të Donbasit, thotë Ministria e Mbrojtjes.

Shumë nga armatimet e Rusisë kanë mbetur nga koha e luftës së ftohtë edhe pse ka numrin më të madh të njësiteve të tankeve në botë.

Përndryshe, në Ukrainë po zhvillohet dita e 93-të e luftës, që prej se filloi më 24 shkurt të këtij viti.