Tahiri: Praktikë e gabuar mospublikimi i marrëveshjës për targat

Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka thënë se është praktikë e gabuar  mospublikimi i marrëveshjes së arritur në mes Kosovës dhe Serbisë për targat.

Përmes një postimi në Twitter, Tahiri ka thënë se kjo është praktikë e lehtësuesve të dialogut, Josep Borrellit dhe Miroslav Lajçakut.

“Praktikë e gabuar e lehtësuesve të Dialogut të Brukselit për në BE, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak të mos publikimit arritën marrëveshje/marrëveshje ndërmjet’, shkroi Tahiri.

Tutje, Tahiri tha se marrëveshjet janë për njerëzit e të dy shteteve dhe jo për lehtësuesit.

Gjatë ditës së djeshme, në Bruksel është arritur marrëveshja për targat në mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo marrëveshje parasheh mosvazhdimin e masave të parapara nga Qeveria e Kosovës për shoferët që vozisin automjete me targa të cilat cilësohen ilegale në Kosovë dhe janë të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

Ndërsa, pala serbe është dakorduar që të mosbëjë regjistrimin e automjeteve apo të moslëshojë targa për shoferët serb të cilët jetojnë në Kosovë.