Tadiq: Marrëveshja finale do të nënshkruhet në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, beson se braktisja e institucioneve të autoriteteve të Prishtinës nga serbët në Kosovë, si dhe rrëzimi i një droni që fluturoi nga drejtimi i Kosovës, është një prelud i nënshkrimit të marrëveshjes në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit.

“Së shpejti do të shohim se për çfarë shërbejnë dronët, MIG-të, braktisja e institucioneve dhe gjithë ky dramatizim. Në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm, pres një marrëveshje që do të prezantohet si fitore, e cila në fakt do të kërcënojë në mënyrë dramatike interesat tona legjitime në Kosovë”, ka shkruar Boris Tadiq, lider i Partisë Socialdemokrate.

Bashkë me postimin ai ka shpërndarë një video nga emisioni “Pravi ugao” i Ljubica Gojgiqit në RTV, në të cilin flet pikërisht për këtë.