Szunyog: Është e shëndetshme që rezultatet e zgjedhjeve të kuptohen sa më shpejtë pas përfundimit të procesit zgjedhor

Tomas Szunyog, Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë

Tomas Szunyog, Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ka thënë se është e shëndetshme që rezultatet e zgjedhjeve të kuptohen s amë shpejtë pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Ai ka përcjellur nga afër zgjedhjet në shkollën “Hasan Prishtina”, në kryeqytet, të dielën.

Shtoi se zgjedhjet janë shumë të rëndësishme për demokracinë.

“Kjo është një shenjë shumë e mirë sipas meje, pasi po shoh se qytetarët po marrin pjesë në mënyrë aktive në këtë proces demokratik, në të njëjtën kohë i bëjë ftesë qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të votojnë”.

Ai foli edhe për komunat e banuara me shumicë serbe.

“Për mua është me rëndësi që zgjedhjet të mbahen jo vetëm në katër komunat në veri, por edhe tjerat komuna serbe”.