Sulmet ruse në qytetin Donetsk vazhdojnë të goditin infrastrukturën civile

(AP Photo/Andriy Andriyenko)

Sipas zyrtarëve ukrainas, qyteti Bakhmut në rajonin e Donetskut, një qendër e rëndësishme për ushtrinë ukrainase, po vihet nën sulm në rritje nga raketat dhe artileria ruse.

Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetskut, tha të enjten se kishte pasur një tjetër sulm ajror në qytet, ku ende jetojnë rreth 20,000 njerëz, shkruan CNN.

Kyrylenko tha se një ndërtesë banimi pesëkatëshe dhe një ndërtesë zyre ishin goditur dhe se deri më tani gjashtë persona janë shpëtuar nga rrënojat.

“Rusët vazhdojnë të qëllojnë kundër civilëve, por evakuimi në kohë na lejon të shpëtojmë qindra jetë. Nga 73,000 banorët e Bakhmut, pak më shumë se 20,000 kanë mbetur tani në qytet, falë të cilave ne jemi në gjendje të shmangim numrin e viktimave që pret armiku”, Kyrylenko.

Ushtria ukrainase raportoi të enjten se forcat ruse që përpiqeshin të depërtonin në Sloviansk, në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore, kishin pësuar humbje dhe ishin tërhequr.

Pavarësisht sulmeve me artileri dhe raketa nga forcat ruse në një front të gjerë gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka asnjë shenjë se ata kanë marrë territor të ri./Shqip.com