Suedia dhe Finlanda frikësohen nga Rusia

Zyrtarët e shtetit të Suedisë dhe Finlandës janë takuar të shtunën ku kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet dy vendeve dhe rishqyrtimin e politikave në sektorin e mbrojtjes pas ngjarjeve të cila ndodhën në Ukrainë, shkruan Bloomberg.

“Situata është përshkallëzuar në mënyrë dramatike. Bashkëpunimi ndërmjet Suedisë dhe Finlandës në fushën e mbrojtjes ka qenë i ngushtë mirëpo tani më shumë se kurë duhet të bashkëpunojmë”, ka thënë kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, gjatë një konferencë për shtyp me homologun e saj, Sanna Marin.

Por ata kanë refuzuar që të përgjigjen nëse shtetet e tyre do të aplikojnë për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-së me arsyetimin se deri tani nuk është ofruar ndonjë dëshmi se vendet nordike janë të rrezikuara nga ndonjë agresion.

Ndryshe popullata në Suedi dhe Finlandë janë duke kërkuar që shtetet e tyre të bëhen pjesë e NATO-së ngase nuk ndjehen të sigurt pas ngjarjeve të cilat kanë ndodhur në Ukrainë./Shqip.com