Stoltemberg: Përdorimi i armëve kimike do të ndryshojë rrënjësisht konfliktin në Ukrainë
Shefi i NATO-së, Jens Stoltenberg, deklaron se akuzat e Rusisë ndaj Ukrainës se po përgatit përdorimin e armëve kimike janë të pabaza.
“Akuzimi i të tjerëve është një mënyrë për të krijuar pretekst për të bërë të njëjtën gjë vetë. Ato akuza kundër Ukrainës dhe aleatëve të NATO-së janë gënjeshtra”, ka thënë ai.
Thotë se përdorimi i armëve kimike në Ukrainë do të ndryshojë tërësisht natyrën e konfliktit dhe do të paraqiste rrezik edhe më të madh.
“Kjo do të prekte jo vetëm njerëzit në Ukrainë, por edhe vendet potenciale të NATO-s për shkak të përhapjes së kontaminimit. Kjo çështje nxjerr në pah rëndësinë e përfundimit të luftës” ka thënë ai. /Shqip.com