Spanja u jep mbrojtje të përkohshme rreth 52,000 ukrainasve

Refugjatët ukrainas në një qendër refugjatësh në Barcelonë/ Marrë nga CNN

Spanja u jep “mbrojtje të përkohshme”, refugjatëve ukrainas.

Qeveria spanjolle ka njoftuar të hënën se Spanja ka dhënë “mbrojtje të përkohshme” refugjatëve ukrainas, ku 39% prej tyre janë të mitur.

Statusi i mbrojtjes së përkohshme u miratua për çdo kërkesë të paraqitur nga refugjatët ukrainas, tha në një deklaratë Ministria e Presidencës së Spanjës. 

Numri i fëmijëve refugjatë ukrainas që ndjekin shkollat ​​spanjolle pothuajse është dyfishuar në javën e kaluar në një total aktual prej më shumë se 13,000 studentësh, shkruan CNN.

Qendrat e pritjes së qeverisë spanjolle për të ndihmuar refugjatët ukrainas, të cilët janë larguar nga vendi i tyre që nga pushtimi i Rusisë, tani janë duke operuar në kryeqytetin e Madridit dhe në qytetet portuale mesdhetare të Barcelonës, Malaga dhe Alicante, thuhet në deklaratë.

Shumë refugjatë ukrainas kanë shkuar në këto qendra pritjeje për ndihmë fillestare, megjithëse disa të tjerë gjetën ndihmë direkt nga rreth 114,000 ukrainas që tashmë jetonin në Spanjë përpara fillimit të luftës.